Kush nuk dëshiron një buzëqeshje të bukur? Paraqitja e dhëmbëve dhe buzëqeshja është thelbësore që të ndihemi mirë. Të gjithë jemi gati për pak ndihmë nga dentisti për të marrë atë buzëqeshje të përsosur. Një nga alternativat që na ofrohen sot janë aparatet Invisalign.
Invizalign është i lëvizshëm dhe transparent, gati i padukshëm, bëhet me porosi për dhëmbët tuaj. Këllëfet invizalign, mbahen rreth 22 orë në ditë, ndërrohen çdo 3 javë dhe numri i tyre varet nga anomalia. Këshillohen për problemet e lehta te dhëmbëve të shtrembër.
Pak nga pak, dhëmbët tuaj zhvendoset në vendin ku duhet të jenë, duke krijuar nje buzëqeshje mahnitëse.
– Është njëlloj efektive si aparatet tradicionale me braketa.
– Ndihmon paraqitjen tuaj sa më estetike gjatë kohës së trajtimit.
– Krijon lehtësira në të ngrënien e ushqimit.
– Estetika, është një arsye kryesore që njerëzit zgjedhin invisalign. Njësitë praktikisht të padukshme i bëjnë pacientët të ndihen komod për trajtimin e dhëmbëve te tyre.
– Mund të krijojë një mbrojtje të sigurte për dhëmbët gjatë aktiviteteve sportive duke siguruar mbrojtje nga goditjet apo tronditjet e mundëshme.
– Higjena personale dentare ka facilitetet e saj pasi me heqjen e invisalign ju mund të përdorni furçën dhe fillin dentar në menyre normale.
– Invisalign krijon një mbrojtje për personat të cilët kërcëllijnë dhëmbët gjatë gjumit, pasi ndalon bluarjen e dhëmbëve me njëri tjetrin.